Futboll

Drita s’heq dorë, kërkon Evropën

U duk se Drita ka mbetur larg në renditjen tabelare dhe se sivjet deri në fund do të bëjë gara vetëm sa për pozitën e katërt. Por, ka mjaftuar një seri e mirë e fitoreve dhe Drita sërish shihet si kandidat për të prekur Evropën.

Drita së fundi ka mundur Ferizajn në fushë të vet me rezultat 1:2 dhe tashti ka ruajtur pozitën e katërt, por është larg 9 pikë nga Prishtina që ka një ndeshje më pak dhe që është e treta, dhjetë pikë më pak se Llapi dhe 14 pikë larg nga Feronikli që ka një ndeshje më pak.

Nëse titulli shihet si i pabesueshëm, përse të mos provohet vendi i dytë derisa egzistojnë mundësitë dhe këtë e dinë edhe në klubin gjilanas, që vazhdojnë të luajnë pa kalkulime dhe vetëm në fitore.

Në xhiron 24, Drita zë pozitën e katërt me 12 fitore, 3 barazime dhe 9 humbje, me një goldallim 37:26 apo plus 11.

Ja tabela jo e plotë e xhiros 24:

You Might Also Like