Futboll

Drita s’fiton as në ndeshjen e saj më të mirë

Një fat i keq është duke e përcjellë tash e sa kohë ekipin e Dritës. As në ndeshjen e saj më të mirë të zhvilluar sivjet Drita nuk ia ka dalë të fitojë. Ekipi bardhe e kaltër nga Gjilani ka pritur ekipin lider të Trepçës ’89 dhe gjatë tërë rrjedhës së ndeshjes ka qenë më i mirë, por përkundër rasteve të shumta e dominimit në fushë gjilanasit nuk ia dolën të shënojnë, andaj ndeshja u mbyll me rezultat 0:0.

Në pjesën e parë përkundër rasteve të shumta, Drita nuk ia doli të jetë e rrezikshme e në pjesëlojën e dytë në minutën 65 ishte një moment kontestues, kur gjyqtari nuk dha penalti për Dritën, andaj pas protestave, gjyqtari e përjashtoji trajnerin vendas, Ismet Munishi.

Në minutën 89, Drita për pak sa nuk u dënua, kur John gjuajti me kokë e topi shkoi pranë porte, derisa në minutën 90, Fortunato pati rastin më të mirë, kur i vetmuar u gjet para portës, por topi në vend të rrjetës u përplas në trupin e portierit Hajdini.

Drita – Trepça ’89  0:0

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 700. Arbitra: Gashi, Sekiraqa, Zeqiri, Shukleta. Kartoni verdhë: Dragusha – Jashari.

Drita: Latifi, Baxhuku (Osmani), Tosuni, Dragusha, Hashani, Berisha, Kuka, Zeneli, Fortunato, Mavriqi (Maliqi), Kryeziu (Rexhepi). Trajner: Ismet Munishi.

Trepca ’89: Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Patoku, Maloku, Jashari, Hasani, Mustafa (Idrizi), Hajdari (Methju), John,. Trajner: Veton Citaku.

You Might Also Like