Futboll

Drita, sërish të dielën, sërish në shtëpi!

Rezultatet e Dritës tek ne, nuk kanë shfaqur asnjëherë varësi sajpërket përkrahjes që kemi dhuruar, pasi skuadra jonë e zemrës kurr nuk ka qenë e vetme pavarsisht nëse ka fituar apo jo.Këtë e kemi dëshmuar në shum periudha, dhe është koha t’a dëshmojmë përsëri në fundjavë përball Flamurtarit, duke qenë përkrah djemve BardheKaltër të bashkuar si asnjëherë më parë.Të dielën, Drita për t’a arritur fitoren e parë sezonale, ka nevojë më shum se kurrë për prezencën dhe mbështetjen tonë, andaj ftojmë të gjitha nëngrupet e Intelektualëve, të gjith tifozët dhe antarët tanë, të mobilizohemi sa më shum dhe të bashkohemi mbrapa transparentit tonë, për të qenë ne lojtari i 12-të i Dritës siç kemi qenë dhe do jemi gjithmonë.Mblidhemi nga ora 15:00 në Champions Bar, dhe marshojmë më pas drejt stadiumit për ligjëratën e rradhës në tribinë.

FC DRITA-KF Flamurtari
E diel, ora 17:00

You Might Also Like