Futboll

Drita sërish prek vazhdimet

 

Sikur në ndeshjen e parë edhe në ballafaqimin me ekipin Lincoln Red Imps nga Gjilbratari, Drita do të luaj në vazhdime. Pas 90 minutave lojë, të dy ekipet kanë shënuar nga një herë, andaj rezultati ishte i barabartë 1:1.

Drita ka shënuar shumë herët, që në minutën e dytë, kur pas harkimit nga Xh. Shabani nga gjuajtja nga këndi, Liridon Leci ka shënuar me kokë. Pas ka shënuar gol, Drita u tërhoq, por ishte shumë e rrezikshme nga kundërsulmet dhe pati 3-4 raste të mira për shënuar.

Edhe në pjesën e dytë Drita pati rast të mirë nëpërmjet Kryeziut, por nga afërsia qendërsulmuesi i ri gjilanas gjuajti drejt në portierin. Dhe kur nuk shënon pëson. Pas një harkimi nga këndi, Petro Corral nga afërsia shënoi me kokë.

You Might Also Like