Futboll

Drita s’di për fitore

Dritës nuk është ka i ec fare. Sivjet shumë ndeshje i lëshoi nga dora edhe atëherë kur dukej se fitorja ishte e sigurt, por barazimi i sotëm është rrëfim në vete. Të humbësh dy pikë në lojën e fituar, aq më parë që mysafiri nuk pati asnjë gjuajtje në portë, kjo i bënë vaki vetëm ekipit gjilanas.

U duk se Drita do të shënojë fitore, kur Petrit Osmani në minutën 26 dha një projektil nga largësia e topi përfundoi në këndin e poshtëm të djathtë të Manxhollit. I njëjti lojtar edhe në minutën 60 e qëlloi shtyllën, ndërkohë që mysafirët nuk po organizonin asnjë rast. Por, të parën herë që ata dolën nga gjysmëfusha, ia dolën që të barazojnë kur pas një ngathtësie të mbrojtjes vendase, më së miri u gjet Muja, që nga afërsia e futi topin në rrjetë.

Nuk shkuan as tre minuta e Drita riktheu epërsinë, kur në minutën 71, pas një shpërthimi nga e djathta, Maliqi është shërbyer në brendi dhe me mjeshtri iu shmang mbrojtjes mysafire e nga afërsia e plasoi topin në rrjetë. Dhjetë minuta më pas, në një gjuajtje dënimi, trajneri mysafir Haxhiu vendosi që në fushë të fus lojtarin Kurta dhe pikërisht atij i dha urdhër që të jap atë gjuajtje. Topi i gjuajtur nga ai, u devijua nga muri i gjallë dhe nëpërmjet duarve të Latifit përfundoi në rrjetë. Të kota ishin përpjekjet e futbollistëve të Dritës deri në fund, ngase më nuk pati kohë që të ndryshohet rezultati.

 

Drita – Trepca 2:2 (1:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 600. Arbitra: Shala, Peshteri, Qehaja, Mustafa. Shënues: Osmani ’26, Maliqi ’71 – Muja ’68, Kurta ’81. Kartoni i verdhë: Kutllovci, Sahiti.

Drita: Latifi, Kuka, Fortunato (Rexhepi), Mavriqi (Maliqi), Berisha, Haliti, Dragusha, Tusuni, Ramadani, Osmani (Hajdari), Kryeziu. Trajner: Ismet Munishi.

Trepca: Manxholli, Voca, Shabani, Berisha, Kutllovci, Prishtina (Ahmeti), Avdyli (Kurta), Rama (Hyseni), Baliqi, Muja, Sahiti. Trajner: Fidaim Haxhiu.

You Might Also Like