Futboll

Drita rikthen lojtarin e njohur

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ka bërë goditjen më të madhe për kampionatin e ri. Ajo ka rikthyer në radhët e veta njërin ndër futbollistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë dhe i cili është i adhuruari i “Intelektualëve”, adhuruesve më të flaktë të FC Drita.

Xhevdet Shabani – Rrapa, lojtar i deridjeshëm i Besës së Pejës, ka nënshkruar për ekipin bardh e kaltër nga Gjilani.

Me këtë përforcim dhe të tjerat që priten në vijim, FC Drita pritet të ketë një synim krejt tjetër në krahasim me vitet e kaluara.

You Might Also Like