Futboll

Drita pret liderin

Atë që nuk e bëri tash e njëmbëdhjetë xhiro, FC Drita mëton t’a bëjë këtë të diele në ballfaqim me Trepçën ’89 që është lidere e Vala Superligës së Kosovës në Futboll. Që nga xhiroja e parë, kur e kishte mposhtur Trepçën në fushë të vet, FC Drita nuk di për fitore, andaj edhe pozita e saj në tabelë nuk është e mirë.

Drita është futur në një krizë të rezultateve dhe asaj tash e sa kohe po I mungon një fitore që të këndellet dhe që ndër lojtarë të kthehet vetëbesimi. Në synimin e saj, Drita do t’a ketë të vështirë, ngase do të përballet me liderin e Superligës, Trepca ’89, e cila javën e kaluar nuk nxori më shumë se një pikë në ballafaqimin me Gjilanin në fushë të vet. Këtë lëshim të Trepçës ’89 nuk e shfrytëzoi e dyta në tabelë Prishtina, andaj pikëdallimi mbetet i njëjtë në mes të këtyre dy ekipeve. Për Dritën pikët janë të vlefshme, andaj do të mundohet që të harrojë ditët e vështira dhe t’i kthehet fitoreve.

Të gjitha këto zhvillime bëjnë që këtë të diele të zhvillohet një ndeshje interesante dhe me epilog të paqartë, andaj FC Drita ka nevojë për publikun e saj, i cili gjithnjë iu gjet pranë në ditë të vështira.

You Might Also Like