Futboll

Drita ngritët, Gjilani bie në tabelë

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre këtë të mërkurë dhe përderisa Drita ka shënuar fitore ndaj Ballkanit me rezultat 6 :1, Gjilani ka pësuar nga Llapi me rezultat 1 :3 dhe kjo ka bërë që edhe tabela e klasifikimit të pësojë ndryshime, kështu që dy ekipet gjilanase janë shumë afër njëra tjetrës në tabelë.

Pas dhjetë xhirove të zhvilluara, Gjilani është në pozitën e shtatë në tabelë me 14 pikë të tubuara, duke arritur katër fitore, dy barazime dhe katër humbje me një goldallim 10 :11.

Në anën tjetër, Drita është një pozitë më poshtë, pra e teta me 13 pikë të tubuara, duke arritur katër fitore, një barazim dhe pesë humbje dhe me goldallim 19 :16.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani prêt në fushë të vet liderin në tabelë Feroniklin nga Drenasi, kurse Drita do të jetë mysafire e Ferizajt.

You Might Also Like