Futboll

Drita mund rumnët e FC Petrolul

FT: FC DRITA vs FC Petrolul 1:0

FC DRITA ka shënuar fitore me rezultat minimal në ndeshjen e fundit kontrolluese të zhvilluar në Antalya të Turqisë, dhe kështu ka mbyllur ciklin e ndeshjeve kontrolluese!

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Kyrian Nwabueze i cili para pak ditësh u bashkua me kampionët si përforcimi i fundit në këtë afat kalimtar.

Edhe në këtë takim, hapësirë ju dha të gjithë lojtarëve, ku të gjithë bënë paraqitje shumë të mirë!

FC DRITA nesër do ta ketë seancën e fundit stërvitore para se të kthehet për Kosovë ku javën që vjen, do ta ketë ndeshjen qerekfinale të kupës kundër KF Vllaznimit nga Gjakova.

You Might Also Like