Futboll

Drita mund Gjilanin në derbin e Anamoravës

Drita ka triumfuar në derbin numër 28-të kampional me rezultat 3-1 përballë rivalit të përbetuar Gjilanit.

Ardian Limani, Kyrian Nwabueze dhe Erion Vucaj ishin autorë të golave për bardh e kaltërit, ndërkohë Fiton Hajdari realizoi golin e vetëm për ekipin e Gjilanit.

Me këtë fitore Drita ngritet në kuotën e 26 pikëve, por mbetet Gjilanit në renditjen tabelare.

-Mbyllet ndeshja!

90+8′ Ansi Nika (Gjil) ndëshkohet me karton të kuq!

90+4′ Goool. Erion Vucaj (Dri) realizon me qetësi pranë ‘gardianit’ Donat Kaçiu për 3-1.

*Zëvendësim te Drita: Festim Krasniqi inkuadrohet në vend të Kyrian Nwabuezes.

90′ Gjyqtari i katërt Ilir Mehmeti akordon gjashtë minuta shtesë!

*Zëvendësim te Drita: Përparim Livoreka inkuadrohet në vend të Xhevdet Shabanit.

*Zëvendësim i dyfishtë te Gjilani: Edison Kqiku dhe Vilfor Hysa futen në lojë në vend të Semir Hadzibulic dhe Endrien Maganit.

77′ Haxhi Neziraj (Dri) gjuan me volej, por pret ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

*Zëvendësim te Drita: Erion Vucaj inkuadrohet në vend të Betim Haxhimusës.

71′ Goool. Kyrian Nwabueze (Dri) gjendet bukur pranë zonës dhe me lehtësi realizon për 2-1.

69′ Goool. Fiton Hajdari (Gjil) gjuan për mrekulli me kokë dhe realizon për 1-1.

62′ Liridon Leci (Dri) gjuan me kokë nga afërsia, por vetëm rrjeta e jashtme.

61′ Haxhi Neziraj (Dri) përfiton nga një gabim i Kushtrim Shabanit në mesin e fushës, gjuan për mrekulli, por Donat Kaçiu i mohon golin e sigurt.

60′ Rifillon ndeshja!

57′ Ndërpritet ndeshja për pak momente, pasi që tifozët “Skifterat” kanë hedhur mjete pirotenike në fushën e lojës.

55′ Betim Haxhimusa (Dri) gjuan me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit, por vetëm pranë portës.

-Starton pjesa e dytë!

*Zëvendësim te SC Gjilani: Wilber Perez futet në lojë në vend të Shpend Asanit.

-Mbyllet pjesa e parë!

38′ Haxhi Neziraj (Dri) depërton mjaft bukur pranë zonës, por topi devijohet në momentin e fundit nga Kushtrim Shabani në fundore.

35′ Tension brenda fushës së lojës. Futbollistët e dy skuadrave janë përfshirë në një zënkë, e cila është shoqëruar vetëm me vërejtje nga gjyqtari kryesor Besfort Kosumi.

28′ Samir Hadzibulic (Gjil) gjuan afër zonës pas harkimit të Ansi Nikës, por pret ‘gardiani’ Kirev.

18′ Kyrian Nwabueze (Dri) gjuan nga largësia, por pranë zonë.

17′ Haxhi Neziraj (Dri) harkon brenda zonës për mrekulli, por Donat Kaçiu (Gjil) intervenon me mund të madh.

08′ Goool. Ardian Limani (Dri) gjendet bukur pranë zonës dhe gjuan me të djathtën për të realizuar një super gol për rezultatin 1-0.

05′ Xhevdet Shabani (Dri) dëpërton në mënyrë fantastike dhe gjuan për mrekulli, por nga vija fatale e largon topin mbrojtësi Endrien Magani.

02′ Shpend Asani (Gjil) harkon brenda zonës, por në momentin e fundit ndërhynë mbrojtësi Fidan Gërbeshi për ta larguar topin.

13:30 – Starton ndeshja!

Foto: Një minutë heshtje në nderim të tifozit të ndjerë të Gjilanit, Leonit Osmani.

13:28 – Një minutë heshtje në nderim të tifozit të ndjerë të Gjilanit, Leonit Osmani.

13:15 – Dy ekipet kanë kryer ngrohjet e nevojshme dhe po bëhen gati për tu futur në fushën e lojës.

13:00 – Formacioni titullar i FC Drita: Kirev, Osmani, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Krasniqi, Neziraj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Nwabueze. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

12:15 – Formacioni titullar i SC Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Lila, Magani, Halili, K.Shabani, Jefferson L, Hadžibulič, Nika, Asani, Hajdari. Kryetrajner: Sadat Pajaziti

12:30 – Tashmë një numër i madh i forcave të rendit kanë arritur në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe po përkujdesen që gjithçka të shkojë sipas planit operativ

Foto: Njësia Speciale në Gjilan ka zbarkuar në numër të madh në stadiumin e qytetit për të ofruar siguri

12:15 – Lojtarët e SC Gjilani arrijnë në stadium dhe shkelin brenda tapetit jeshil

Foto: Futbollistët e Gjilanit kanë zbarkuar në stadium

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like