Futboll

Drita mposhtet nga Sepahan i Iranit

Kampionët në fuqi i Kosovës është mposhtur nga ekipi iranian Sepahan (1-3), në sfidën e penaltive, pasi që u akorduan tre të tillë, raporton Gazetasheshi.com.

Dy herë nga 11-të metërshi realizuan iranianët dhe një herë gjilanasit për të arritur rezultatin final të ndeshjes.

Siç raporton faqja zyrtare e Dritës ky takim ishte i nivelit të barabartë, por që diferenca u bë vetëm në penalti.

Për ekipin e Shpëtim Duros kjo ishte ndeshja e parë miqësore në Antalia të Turqisë, ndërkohë dy ditë më pas do zhvillojnë edhe një tjetër duel.

Bardhekaltërit prezantuan ditë më parë edhe përforcimet e afatit kalimtar të janarit, të cilat debutuan pikërisht në ndeshjen ndaj Sepahan.

You Might Also Like