Futboll

Drita mposhtet në Mitrovicë

Drita është mposhtur në Mitrovicë nga Trepca ’89 me rezultat minimal 1:0. Gjilanasit që më mirë luajtën në pjesën e dytë se sa në të parën, nuk ia dolën që së paku të shënojnë një herë, andaj humbja ishte e paevitueshme.

Ja rrjedha e ndeshjes:

 

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Asare, Mersini, Jashari, Maloku, Hyseni, Hoti, Hyshmeri, Franck Herman. Kryetrajner: Sabit Osmani

Drita: Kirev, Limani, Berisha, Osmani, Leci, B.Shabani, Vucaj, Krasniqi, Neziraj, Xh.Shabani, Nëabueze. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Alban Shala, Jakup Musolli, Bekim Rama, Tefik Maloku

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë

12′ GOL! GOL! GOL!. Renato Hyshmeri (T’89) pasi shmanget bukur nga Përparim Osmani gjuan bukur me të djathtën dhe përplas topin për rrjetën e Mario Kirev, 1-0.

17′  Ylber Maloku (T’89) provon goditjen nga largësia, por kësaj rradhe Mario Kirev e devijon topin në fundore.

22′ Franck Herman (T’89) shpërdoron një rast të pastër shënimi, derisa i gjendur vetëm me ‘gardianin’ Mario Kirev gjuan dy herë në drejtim të tij për të humbur kështu një mundësi të mirë shënimi.

43′ Endrit Krasniqi (Dri) gjuan me të djathtën, por vetëm pranë portës.

45′ Ergis Mersini (T’89) ndërhyn në Xhevdet Shabanin (Dri), por pavarësisht protestave të ekipit mysafir, gjyqtari kryesor lejon që ndeshja të vazhdojë.

58′ Ardian Limani (Dri) gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, por mbi portë përfundon goditja e tij.

62′ Kyrian Nëabueze (Dri) gjendet bukur brenda zonës, por në momentin e fundit pengohet nga Elton Basriu.

68′ Kyrian Nëabueze (Dri) shpërdoron një rast të mirë shënimi, por gjuan vetëm jashtë portës.

82′ Richard Asare (T’89) gjuan me kokë, por Mario Kirev devijon topin në fundore.

Trepca ’89 – Drita 1:0

 

You Might Also Like