Futboll

Drita merr portierin nga Shqipëria

Drita  ka zyrtarizuar përforcimin e rradhës gjatë ditës së sotme. Gjilanasit kanë firmosur kontratë një vjeçare me ‘gardianin’ Edvan Bakaj, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Lirisë, shkruan Gazetasheshi.com.

‘Gardiani’ i lindur në Tiranë, derisa karrierën e ka nisur te Partizani për të vijuar më pas te Laçi, Besa e Kavajës, Dinamo, Tirana, derisa edicionin e kaluar u bë pjesë e futbollit kosovar teksa mbrojti ngjyrat e Lirisë së Prizrenit.

Bakaj është ardhja e tretë e kampionëve në fuqi pas Betim Haxhimusës nga Gjilani dhe Arbër Shalës nga Laçi.

You Might Also Like