Futboll

Drita kalon Gjilanin në tabelë

Fitorja 2:0 ndaj Drenicës i ka mjaftuar ekipit të Dritës që të zë pozitën e katërt në tabelë, duke e lënë Gjilanin në pozitën e pestë.

Bardh e kaltërtit që këtë pranverë kanë fituar gjashtë pikë, duke e mposhtur Gjilanin 3:1 dhe Drenicën 2:0, patën edhe një humbje ndaj Trepçës ’89 me rezultat 0:1, nga një gol të pësuar në pozitë jashtë loje.

Tashti, Drita është renditur në pozitën e katërt, me 9 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje me një goldallim 30:24, duke grumbulluar 29 pikë.

Po aq pikë ka grumbulluar edhe Gjilani, që sivjet ka një humbje dhe dy barazime. Gjilani u mposht nga Drita 1:3 dhe arriti dy barazime me Flamurtarin 0:0 dhe Lirinë 1:1.

Gjilani tashti ka 8 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje, me një goldallim 19:23.

Në xhiron e ardhshme Drita është mysafire e Ballkanit në Suharekë, kurse Gjilani në fushë të vet e prêt Llapin e Podujevës.

Ja tabela:

You Might Also Like