Futboll

Drita gati për t’u nisur për Gjilbratar

Kampioni i Kosovës Drita do të merr rrugë drejt Gjibraltarit të enjten mbrëma në kërkim të suksesit dhe lavdisë evropiane, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardh e kaltërit do përballen me Santa Coloman më 26 qershor në duelin debutues në garat evropiane.

Gjilanasit do të lujnë për herë të parë në Ligën e Kampionëve, derisa kërkojnë të shkruajnë historinë.

Pjesë e ekspeditës drejt Gjibraltarit do jenë 18 futbollistë, ndërkohë që mungon ardhja e fundit Albin Krasniqi, i zyrtarizuar të mërkurën (20 qershor) nga bardh e kaltërit.

Lista e futbollistëve që do udhëtojnë drejt Gjibraltarit:

Leutrim Rexhepi (portier)
Edvan Bakaj (porier)
Dorart Ramadani (portier)

Viktor Kuka (mbrojtës)
Liridon Leci (mrojtës)
Ardian Limani (mbrojtës)
Fidan Gërbeshi (mbrojtës)
Adonis Ruhani (mbrojtës)
Denis Haliti (mbrojtës)
Arbër Shala (mbrojtës)

Drilon Musaj (mesfushorë)
Bujar Shabani (mesfushorë)
Haxhi Neziraj (mesfushorë)
Endrit Krasniqi (mesfushorë)
Xhevdet Shabani (mesfushorë)

Përparim Livoreka (sulmues)
Betim Haxhimusa (sulmues)
Leutrim Kryeziu (sumues)

You Might Also Like