Sportet me dorë

Drita fituese e turneut në Maqedoni

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani është fitues i Turneut Ndërkombëtar të mbajtur në Strumicë të Maqedonisë. Klubi bardh e kaltër, në gjysmëfinale ka mposhtur ekipin kampion të Maqedonisë, kurse në finale është ndeshur me Klubin UGD Shtip. Vashat që udhëhiqen nga Lorik Ilazi e Valon Zymberi kanë treguar cilësitë e tyre dhe kanë ngadhënjyer me rezultat të pastër 3:0.

Sic ka theksuar Lorik Ilazi, kryetrajner në KV Drita, ky turne ka qenë një provë e mirë dhe pasqyrë e mirë mbi përgatitjet e KV Drita për kampionatin që është në prag e ku do të synojë të mbrojë titullin e kampionit dhe kupën e superkupën e fituar.

Drita është përforcuar me lojtaren Fjolla Shabani, e cila është rikthyer në klubin amë.

You Might Also Like