Futboll

Drita, fitore për vend të parë

Vëllaznimi-Drita 0-1

-Mbyllet ndeshja!
87′ Grajqevci (Vëll) gjuan me kokë nga afërsia pasi u shërbye nga Chibuze, por vetëm jashtë portës.
77′ KARTON I KUQ! Vokshi përjashtohet nga loja pasi merr kartonin e dytë të verdhë.
69′ GOL! Endrit Krasniqi përfiton nga një tollovi e mbrojtjes vendase dhe realizon për 0-1.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
32′ Limani (Dri) gjuan me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit, por goditja e tij shkoi jashtë vijës fundore.
10′ Bardhoku (Vëll) gjuan nga largësia, por pret Rexhepi.
05′ Endrit Krasniqi (Dri) pason një diagonale fantastike për Xhevdet Shabanin, i cili nuk arrinë të godasë topin drejt portës, duke i mundësuar ‘gardianit’ Gecaj (Vëll) ta largojë topin.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Vëllaznimi: Gecaj, Krasniqi, Vokshi, Asare, Syla, Gashi, Dushi, Bardhoku, Rudi, Rugova, Chibuze. Kryetrajner: Arsim Gojani

Drita: Rexhepi, Leci, Limani, Gërbeshi, Musaj, Kuka, Neziraj, Krasniqi, Xh.Shabani, B.Shabani, Rexha. Kryetrajner: Bekim Isufi

Gjyqtarë: S.Isufi, E.Zeqiri, F.Sekiraqa, D.Çaka

Stadiumi: “I Qytetit” – Gjakovë

Gazetasheshi

You Might Also Like