Futboll

Drita fiton me rezultat tenisi

 

Drita ka shënuar fitore të sigurt përballë Ballkanit të Suharekës, në një ndeshje të cilën e ka dominuar tërësisht.

Vendasit kanë qenë shumë më të mirë në pjesën e parë të ndeshjes kur kanë shënuar dy herë.

Ekipi bardh e kaltër erdhi në epërsi në minutën 12, kur Ardian Limani për mrekulli e ka shërbyer Haxhimusën, i cili nga afërsia ka shënuar për ekipin e tij.

Goli i dytë i vendasve ka ardhur nga penaltia. Fidan Gërbeshi ka marrë për detyrë që të gjuaj nga pika e bardhë dhe ishte shumë i sigurt për ekipin vendas.

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën 47, Drita ka shënuar për herë të tretë. Kësaj radhe Neziraj ka shërbyer Filonit Shaqirin, i cili ka realizuar për ekipin e Dritës, 3:0.

Për Ballkanin gjërat u vështirësuan edhe më shumë në minutën 49, kur Krasniqi e qëlloi me bërryl Vucajn dhe menjëherë u ndëshkua me karton të kuq. Edhe te goli i katërt i Dritës protagonist ishte një lojtar i Ballkanit. Liridon Kukaj duke u munduar që t’a largojë topin e futi atë në rrjetë të vet.

Një çerek ore pa u mbyllur ndeshja, Endrit Krasniqi ka shpërthyer nga e majta dhe me një gjuajtje të saktë ka shënuar për rezultatin 5:0.

Në minutën 87, mysafirët kanë shënuar nëpërmjet Blend Baftiut që nga largësia ka shënuar një gol të bukur, kurse rezultatin 6 me 1 e ka vulosur Betim Haxhimusa që ka shënuar me kokë, pas harkimit që e dha Endrit Krasniqi.

You Might Also Like