Futboll

Drita fiton në miqësoren e parë

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, që një pjesë të përgatitjeve është duke e zhvilluar në Shqipëri ka shënuar fitore në ndeshjen kontrolluese të luajtur ndaj klubit shqiptar KF Turbina që është anëtar i Ligës së Parë të Shqipërisë.

Gjilanasit ishin më të mirë dhe shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 me golin e vetëm që e ka shënuar futbollisti i Dritës Almedin Murati. Forca e vërtetë e Dritës do të shihet qysh në ndeshjen e nesërme miqësore, kur ekipi gjilanas do të përballet me Besën e Kavajës.

Drita do të qëndrojë në Shqipëri deri në këtë fundjavë.

You Might Also Like