Futboll

Drita fantastike në vazhdime

Drita tash duhet të mendoj për ekipin suedez Malme, ngase në vazhdime ka shkëlqyer, duke e mundur ekipin nga Gjilbratari Lincoln Red Imps me rezultat të thellë 4:1.

Vazhdimet nisën keq për Dritën, ngase Fidan Gërbeshi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe është larguar nga loja. Mirëpo, përkundër kësaj, në minutën e fundit të shtesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë Bernardo Lopes ndali topin me dorë që po futej në rrjetë, andaj gjyqtari shumë i mirë e ndëshkoi me karton të kuq dhe dha penalti për Dritën. i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Liridon Leci, që dërgoi portierin në të majtë e topin në anën e djathtë.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Drita ka shënuar edhe njëherë, kur Livoreka iku nga e majta, gjuajti e portieri vendas mbrojti, por topi sërish erdhi te Livoreka, i cili tashti shërbeu Xhevdet Shabanin, që me urti e futi topin në rrjetë.

Ndeshja u mbyll me një gol mjeshtëror të Haxhi Nezirajt, i cili paraboli portierin nga Gjilbratari dhe vendosi rezultatin përfundimtar  Lincoln Red Imps – Drita 1:4.

You Might Also Like