Sportet me dorë

Drita edhe një hap për t’u bërë kampion

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, sigurt po marshon drejt titullit të kampionit. Ato kanë ngadhënjyer edhe në ndeshjen e dytë finale ndaj M-Technologie në Prishtinë dhe pritet që titullin t’a festojnë në Gjilan në Palestrën e tyre.

Ndeshja e dytë finale është zhvilluar këtë të shtunë dhe ka përfunduar me rezultat 1:3 në të mirë të gjilanaseve.

Seti i parë i ka takuar ekipit bardh e kaltër me rezultat 10 me 25. Ka qenë ky një fillim i furishëm i Dritës sikurse në lojën e parë. Në setin e dytë më të mira kanë qenë vendaset, që kanë fituar me rezultat 25:20, por kjo ka qenë e tëra cka kanë mundur të bëjnë, ngase vajzat që drejtohen nga dyshja Lorik Ilazi e Valon Zymberi në dy setet vijuese kanë ngadhënjyer me rezultat 22:25 dhe 23:25.

Ndeshja e tretë finale pritet të luhet këtë mesjavë në Gjilan.

You Might Also Like