Sportet me dorë

Drita e pandalshme edhe në Shqipëri

 

 

Nuk kanë kundërshtare në Kosovë, andaj ekipe më të forta po kërkojnë në Shqipëri. KV Drita nga Gjilani, kampione dhe fituese e shumëfishtë e të gjitha garave me rëndësi në Kosovë, nën udhëheqjen e trajnerëve Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi ka marrë rrugë për në Shqipëri, ku ka paraparë që të përgatitet para ndeshjeve të play-offit në Kosovë dhe që në shtetin shqiptar që t’i zhvillojë disa ndeshje kontrolluese.

“Deri më tash nuk patëm ndonjë rivalitet nga ndonjë ekip në Kosovë, andaj ishte e domosdoshme që klubi ynë të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese në Shqipëri, me ekipe më të forta në mënyrë që më të përgatitur t’a presim përfundimtaren”, thotë Lorik Ilazi, kryetrajner, duke shtuar se kanë aranzhuar tri ndeshje miqësore me ekipe nga elita e Shqipërisë.

 

Që në ndeshjen e parë kontrolluese, Drita është përballe me ekipin UMB Barleti Volej, që është kampion i Shqipërisë dhe Drita menjëherë tregoi forcën e saj duke ngadhënjyer me rezultat 3:1 në sete.

“Ekipi i ynë pati një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje”, thotë trajneri Valon Zymberi, që ka shtuar se që në ndeshjen e radhës do të përballen me Partizanin e Tiranës.

You Might Also Like