Futboll

Drita e pafat, i ik fitorja në lojën shtesë

 

Dritën  nuk e ka përcjellë fati këtë të mërkurë, ngase në ballafaqim me Llapin në Podujevë, ka lëshuar fitoren nga duart në minutën shtesë.

Fillimi i ndeshjes ka paralajmëruar se Llapi nuk synon rezultat tjetër pos fitores, ngase që në minutën e pestë vendasit kanë dalë në epërsi me rezultat 1:o, kur ka shënuar Kastriot Selmani, i cili bëri gjithçka si duhet dhe në fund qëlloi rrjetën mysafire.

Kanë pasuar sulmet e pareshtura të Dritës, por deri në fund të pjesës së parë të lojës rezultati nuk ka ndryshuar.

Me të nisur pjesa e dytë, Drita ka barazuar në minutën 50, kur pas harkimit të Xhevdet Shabanit, Liridon Leci ka qëlluar topin me kokë dhe ka barazuar për 1:1.

Të dy ekipet kanë varguar rastet, port re minuta para mbarimit, braziliani Gilberto Fortunato në manirin e futbollistit të rryer ka realizuar për Dritën dhe u duk se fitorja erdhi, por kur kishte filluar koha shtesë, portieri i Dritës Tofiloski bëri një gabim të cilin e shfrytëzoi Behar Maliqi, që dha rezultatin përfundimtar Llapi – Drita 2:2.

You Might Also Like