Sportet me dorë

DRITA E NIS RRUGËTIMIN NË CHALLENGE CUP

Kampioni në fuqi i Kosovës Drita nesër do të takohet kundër ekipit grek AO Thiras në kuadër të Challenge Cup. Ekipi nga Kosova do të ketë një ndeshje aspak të lehtë para veti duke ditur nivelin e ekipit grek.
Trajneri Ilazi dhe lojtaret para nisjes kanë premtuar se do ta japim maksimumin e tyre në të dy përballjet.
Me marrëveshjen e të dyja klubeve dy ndeshjet do të zhvillohen në Greqi në Santorini.
Ndeshja e parë zhvillohet nesër në ora 18:30 sipas orës sonë lokale. Në të njëjtin termin do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e cila zhvillohet një ditë më vonë.

Federata e Volejbollit e Kosovës i deshiron suksese ekipit të Dritës !

You Might Also Like