Futboll

Drita e Gjilani ndeshjet e tyre i luajnë këtë mesjavë

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani, ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë këtë mesjavë. Drita në fushë të vet e prêt të fundit në tabelë, KEK-un dhe pritet që të vazhdojë me serinë e fitoreve. Drita mbetet në pozitën e katërt dhe nuk rrezikon barazhin, por ka mundësi të mirë që me tri pikë të fituara edhe më tepër t’i afrohet ekipeve në kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Gjilani që ka barazuar në ndeshjen e fundit me Trepçën ’89 ndeshjen e radhës do t’a ketë këtë të mërkurë në Skenderaj, ku do të përballet me ekipin e Dren icës, me të cilin kanë numër të njëjtë të pikëve.

Pas këtyre dy ndeshjeve, të dielën dy ekipet gjilanase do të përballen ndërmjet veti në ndeshjen që do të zhvillohet në Prishtinë. Gjilani e Drita edhe më herët kishin luajtur në Prishtinë, në ndeshjen finale për kupë, kurse është hera e parë që në ndeshje për pikë përballen në ndonjë stadium jashtë Gjilanit. Besohet se ka qenë kërkesë e Gjilanit që ndeshja të luhet në Prishtinë, edhe atë për shkaqe sigurie ngase Stadiumi në Gjilan është duke u rinovuar dhe deri një vendim I tillë ka ardhur për shkaqe sigurie.

You Might Also Like