Futboll

Drita me dy miqësore, një fitore dhe një barazim

Klubi i Futbollit Drita, që ka nisur fazën përgatitore, brenda një periudhe të shkurtër ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, njërën me Bashkimin e Koretinit dhe tjetrën me Shkupin nga Shkupi.

Në ndeshjen e parë, ekipi kaltër e bardh nga Gjilani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 me golat që i kanë shënuar E. Krasniqi, Xh. Shabani, A. Ramadani, T. Salihu dhe D. Zeqiri. Në ndeshjen tjetër, të zhvilluar në Shkup, Drita ka barazuar me ekipin me të njëjtin emër me rezultat 1:1. Golin e vetëm për gjilanasit e ka shënuar Astrit Fazliu.

You Might Also Like