Futboll

Drita dështon që në nismë

U munduan gjatë tërë ndeshjes që të shënojnë së paku një gol, por në fund u desh që vetë t’a nxjerrin topin prej rrjetës. Drita, e superpërforëcuar që në start ka pësuar humbje nga Ferizaj, që u mendua se është ekip në telashe.

Gjilanasit gjatë tërë ndeshjes e mbajtën në vijën e portës ekipin nga Ferizaj, duke mos ia dalë që së paku të realizojnë një herë.

Në pjesën e parë lojtarët e Dritës gjuajtën mbi e jashtë portës, por pa ia dalë që së paku një herë të jenë të saktë. Në pjesëlojën e dytë trysnia u shtua edhe më shumë, por sulmuesit vendas nuk e patën ditën e tyre, bile Gilberto Fortunato, në minutën 84 doli krejt nga vetja, duke marrë kartonin e verdhë të dytë dhe duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë.

Me gjithë mangësinë numerike, Drita sulmoi edhe më tej edhe kur gjyqtari dha tetë minuta lojë shtesë, por pikërisht atëherë, gjilanasi në radhët e Ferizajt, Filonit Shaqiri e ka dënuar ekipin në të cilin luajti deri pak muaj më parë, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes dhe me gjuajtje të saktë nga largësia qëlloi shtyllën e brendshme të djathtë dhe prej aty topi u përplas në rrjetë për Drita – Ferizaj 0-1.

 

You Might Also Like