Futboll

Drita – Dardana, rezultat i thellë

Skuadra e Ardian Nuhiut nuk ka patur aspak mëshirë për fqinjët nga Kamenica, duke i mposhtur me rezultat të thellë 7-2 në miqësoren e zhvilluar këtë të mërkurë, raporton Gazetasheshi.com.

Madje, gjilanasit gjithë punën e kanë kryer në 45 minutat e parë, duke arritur të krijojnë epërsi të lartë prej 7-0.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës, tekniku i gjilanasve zëvendësoi të gjithë futbollistët, teksa skuadra e Dardanës realizoi dy gola.

Betim Haxhimusa realizoi het-trick në këtë përballje duke shfaqur formë jashtëzakonisht të lartë në prag të nisjes së stinorit vjshtor. Gol ka realizuar edhe përforcimi i fundit i kësaj skuadre Almir Ajzeraj.

Gola realizuan edhe dy mesfushorët Erjon Vucaj dhe Hamdi Namani, si dhe mbrojtësi Ardian Limani.

Kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar për ‘bardhekaltërit’, derisa ditë më parë luajtën pa gola 0-0 ndaj Shkupit.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like