Futboll

Drita barazon në miqësoren e parë

Skuadra gjilanase ishte mysafir i Shkupit në Maqedoninë e Veriut në miqësoren e zhvilluar këtë të diel (19 janar).

Ndeshja pas 90-të minutave përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, raporton Gazetasheshi.com.

Për Shkupin ky është barazimi i dytë më radhë dhe atë me rezultat identik (0-0), pas ndeshjes me Flamurtarin e Prishtinës.

Ndërkohë, për Dritën ishte dueli i parë kontrollues.

Ish-kampionët e vendit do të ndeshen pas tri ditës me Dardanën që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like