Futboll

Drita arrin marrëveshje me futbollistin Eri Lamçe

Drita e Gjilanit është përforcuar në repartin sulmues, kësaj radhe duke sjellë në radhët e veta lojtarin Eri Lamçe, që së fundi luajti në Kampionatin shqiptar.

Ky futbollist, i lindur në Elbasan, deri më tashti ka qenë pjesë e disa skuadrave në Shqipëri si Teuta e Durrësit, Elbasani e në fund luajti për Luftëtarin.

Drita ka pasur nevojë në repartin sulmues pas zbrazëtirave që la largimi i Kastriot Rexhës, kurse tash me ardhjen e futbollistit të ri do të shtohet edhe më shumë konkurrenca, ngase aty janë edhe Betim Haxhimusa dhe Leotrim Kryeziu.

You Might Also Like