Futboll

Drita angazhon një superlojtar

Po mundohen t’i ikin fundit të tabelës, andaj një fazë përgatitore po e zhvillojnë në Durrës të Shqipërisë, por klubi bardh e kaltër nuk do të ndalet me kaq. Drejtues të KF Drita kanë paralajmëruar se do të angazhojnë një superlojtar edhe atë nga Brazili. Drita që deri më tash ka shënuar vetëm dy gola, pikë më të dobët  e kishte sulmin, andaj pritet që në sulm të luaj braziliani Gilberto Fortunato.

Deri më tash, ky lojtar ka luajtur për disa ekipe, ndër të cilat veçohen Tirana e Flamurtari nga Shqipëria, por që tashti ai do të jetë pjesë e Dritës.

You Might Also Like