Sportet me dorë

Drejtori i Arsimit në Gjilan ndanë mirënjohje për gjimnazistet kampione në pingpong

 

Vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan janë kampione të Kosovës për femra në lojën e pingpongut. Ato një javë më parë, pa asnjë set të humbur kanë mposhtur rivalet e tyre nga shkollat e tjera të mesme të Kosovës dhe me plot meritë janë shpallë kampione.

Pos nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të gjimnazit, këtij suksesi i është gëzuar edhe Drejtoria Komunale për Arsim në Gjilan.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe zyrtarja për Arsimin e Mesëm në Gjilan, Majlinda Marku – Hoxha, kanë organizuar një pritje për nxënëset kampione Alma Mehmeti, Bleona Mehmeti, Vlerë Qerimi, Shyhrete Sadiku dhe Malisë Sadiku, mësimdhënësin e Kulturës Fizke, Blerim Shala dhe drejtorinë e shkollës në përbërje Bekim Mustafa, drejtor dhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit ka theksuar se gëzojnë sukseset e nxënësve tanë. Ai ka thënë se pos që kanë bërë krenarë Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, këto nxënëse kanë bërë krenarë edhe nxënësit tjerë, andaj për këtë qëllim ai këta garues i ka nderuar me mirënjohje dhe u ka dëshiruar suksese edhe në të ardhmen.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka theskaur se ky sukses ka ardhur falë punës së palodhshme të profesorit Blerim Shala dhe nxënëseve punëtore, derisa edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor, ka theksuar se profesori Blerim Shala, për cdo ditë ka ushtruar vajzat vetëm e vetëm që të arrihet ky sukses i jashtëzakonshëm.

Blerim Shala, mësimdhënës i Kulturës Fizike, pasi ka falënderuar drejtorin, zëvendësdrejtorin dhe vashat fituese, po ashtu ka thënë fjalë miradije edhe për drejtorin e arsimit në Gjilan, i cili i ka nderuar me mirënjohje.

Vashat fituese janë zotuar se në të ardhmen do të punojnë edhe më shumë drejt suksesve të reja.

 

You Might Also Like