ARSIMI

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, uron për fillim të mbarë të vitit shkollor

Të nderuar kolegë mësimdhënës, prindër dhe drejtues të institucioneve arsimore!
Të dashur nxënës!

Po e fillojmë edhe një vit shkollor me besimin e thellë për më shumë suksese, për më shumë dije dhe për rritë të gjithëmbarshme të sistemit tonë arsimor.
Me besimin në njëri tjetrin dhe me përpjekjet e përbashkëta do t’ia dalim që këtë vit shkollor ta bëjmë më të suksesshëm, dhe kështu, pos cilësisë ta rrisim edhe besimin në shkollën tonë publike dhe në vendin tonë. 
Me përgaditjet e bëra për fillim të mbarë; me fuqinë profesionale dhe vullnetin e përbashkët do t’i gjejmë shtigjet e sukseseve më të mëdha.
Me respektin e thellë për secilin prej jush, më lejoni të shprehë urimin për fillim të mbarë e suksese në vazhdimësi.

Shëndet e gëzime në familjet tuaja!
Urime Viti i ri shkollor!
Gëzuar!

You Might Also Like