ARSIMI

Drejtorët e shkollave njoftohën me drejtoreshën e re të Arsimit, Fatbardha Emini

Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, më që rast ka prezantuar para tyre edhe drejtoreshën e re të Arsimit të kësaj komune Fatbardha Emini, të cilën në këtë post e ka emruar ditë më parë I pari I komunës së Vitisë.

Në këtë takim u bisedua rreth planeve dhe angazhimeve për mësim sa më cilësor, si dhe u njoftuan për gjendjen reale dhe nevojave që kanë drejtorët e shkollave. Kryetari Haliti shprehi gatishmërinë që të mbështes iniciativat që vijnë nga drejtuesit e shkollave të komunës së Vitisë.

Edhe drejtoresha komunale e Arsimit Fatbardha Emini, u zotua se do të jetë e përkushtuar që krahas nevojave që kanë shkollat, të ofroj një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, në mënyrë që tu ofrohen nxënësve dhe personelit kushte më të volitshme për punë e mësim.Aziz Zuka

You Might Also Like