ARSIMI

Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati – Haziri uron nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor

Nxënësit tanë të artë,  më 4 shtator, ju mirëpresim në shkolla dhe ju urojmë të keni fillim të mbarë në këtë vit shkollor.

Mësimdhënës të nderuar, uroj që të vazhdoni me përkushtim punën tuaj të shenjtë, në mësimdhënie. Sytë dhe shpresën e kemi drejtuar kah ju. Nëpërmjet punës tuaj, ne rritemi, zhvillohemi, prandaj ju jeni besimi ynë i plotë!

Prindër të respektuar, ju falënderojmë për përgatitjet me fëmijët tuaj për vitin e ri shkollor. Ju ftoj të jeni në koordinim me mësimdhënësit, të jeni bashkëpunëtorë aktiv gjatë gjithë këtij viti shkollor. Uroj të jeni kritik për çdo vërejtje eventuale dhe ju ftoj të jeni mbështetës njëkohësisht, duke përcjellur vijueshmërinë dhe gjithë procesin edukativ e arsimor të nxënësve tanë, fëmijëve tuaj.
Do të jemi bashkë, çdo ditë pune në këtë rrugëtim.

Nxënësit do t’i japin jetë shkollave, dhe gjithë qytetit, e ne çdo klasë do të shpërthejnë të qeshurat e dëshirat, do të mbushemi plot jetë e vullnet që të vazhdojmë të rritemi, edukohemi dhe arsimohemi. Nxënës, jemi me fat që ju kemi dhe do të kujdesemi që, çdo orë mësimi t’a keni mundësi reale përfitimi për njohuri të reja, të cilat do t’u shërbejnë në jetë!

URIME, viti i ri shkollor 2017/18

Sinqerisht,
Shqipja

You Might Also Like