Viti

Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini ka pritur në takim komandantin e Stacionit Policor të Vitisë, Afrim Halili

 

Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, ka pritur në takim komandantin e Stacionit Policor të kësaj komuneje, kapitenin Afrim Halili dhe zyrtarë të tjerë policor.

Gjatë këtij takimit është folur për bashkëpunimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit me Stacionin Policor në Viti.

“Gjatë vitit të kaluar shkollor, drejtoria jonë ka pasur një bashkëpunim të mirë me stacionin policor në Viti, për këtë edhe ju jemi shumë mirënjohës Policisë së Kosovës në Viti.

Këtë bashkëpunim të mirë dëshirojmë të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti shkollor, që do të filloj së shpejti. Dhe për këtë çështje jemi zotuar gjatë këtij takimi. Kjo bëhet më qëllimin më të mirë që shkollat tona të jenë një ambient i sigurt për nxënësit”, u shpreh drerejtoresha  Emini.Aziz Zuka

You Might Also Like