Libri

Doli nga shtypi libri “Rrëmbimi Euridikës” i Bilall Maliqit

Në prag të përvjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, për Autonomi Politiko- Territoriale, me të drejtë bashkëngjitje Kosovës, Shtëpia Botuese ” Lena ” në Prishtinë, në përgatitje të Galaktika Poetike Atunis”, botoi librin më të ri me poezi për të rritur me titull “Rrëmbimi Euridikës”, i autorit Bilall Maliqi.
Redaktor i librit është shkrimtari dhe studiuesi i njohur Agron Shele, recensent poeti, publicisti dhe përkthyesi i njohur Peter Tase, lektore poetesha dhe përkthyesja Juljana Mehmeti, si dhe korrektor shkrimtari Luan Maloku.
Në këtë rast autori  falënderon përzemërsisht edhe sponzorin e librit z. Armend Ibrahimin, pronari i “United Motel” në Prishtinë, që bëri të mundshëm botimin e librit, dhe shtypshkronjën “Lena Grafik” për punën e tyre profesionale.

You Might Also Like