Sportet me dorë

Derbi i volejbollit Drita – Skenderaj, ja rezultati

Drita, kryesuese e tabelës në Ligën elitare ndër femra dhe Skenderaj janë përballur këtë të shtunë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan dhe pas një ballafaqimi tejet interesant kanë ngadhënjyer me rezultat 1:3.

Drita që ka pasur shumë oscilime në rezultate si pasojë e ndërrimit të lojtareve, sikur nuk po mundet t’a gjejë lojën e saj të dikurshme, kurse sërish është Skenderaj që e mposht ekipin gjilanas, duke e bërë shumë më interesante pjesën përfundimtare të kampionatit, ngase tash së fundi është duke u vendosur se cili ekip nga cila pozitë do të startoj në garat e play-offit.

Drita që është kampione në fuqi, me këtë humbje e ka humbur edhe pozitën numër një, të cilën tash e ka pikërisht Skenderaj.

 

You Might Also Like