KRONIKË E ZEZË

Dënim me burgim për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”

Gjilan – 11.12.2019 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. Z., duke i shqiptuar dënim prej 4 (katër) vite burgim efektiv.

I akuzuari me datën 04.07.2019, në ora 22:55 minuta, në rrugën Uglarë – Malishevë të Komunës së Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes së automjetit të tij, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, sipas rregullave të komunikacionit, i cili më pas humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, kalon në shiritin e majtë të rrugës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetoj, ndërkohë të lënduar kanë mbetur edhe F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.

Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i drejtimit të automjetit prej 1 (një) viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like