KRONIKË E ZEZË

Dënim me burgim për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. A., duke i shqiptuar dënim prej 8 (tetë) muaj burgim efektiv.

I akuzuari gjatë periudhës qershor 2011 deri në shkurt 2015, me dashje të drejtpërdrejt në cilësi të personit zyrtar – analist i kredive në Bankën Private për Biznes në Kamenicë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që ka marr kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, nënshkruar formular, aplikacione dhe duke i shfrytëzuar dokumentacionet të cilat i ka pas në dosjet e klientëve, me këto veprime i akuzuari ka shkaktuar dëm bankës në shumën prej 120.000,00 Euro (njëqind e njëzet mijë euro).

Me këto veprime i akuzuari A. A., ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të lidhur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke e gjykuar me tetë muaj burgim efektiv.

Gjykata ka obliguar të akuzuarin që brenda dy viteve të kthej shumën prej 120.000,00 Euro (njëqind e njëzet mijë euro), Bankës Private për Biznes.

You Might Also Like