KRONIKË E ZEZË

Dënim me burgim për të akuzuarit M. A. dhe V. T.

Gjilan – 06.02.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve M. A., duke e i shqiptuar dënim në prej katër (4) vite e tetë (8) muaj burgim, ndërsa për të akuzuarin V. T. prej dy (2) vite e tetë (8) muaj burgim.

Sepse me datë 07.03.2019 rreth orës 14:05 minuta në rrugë “Idriz Seferi” në Gjilan, i pandehuri M. V. ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, ashtu që duke drejtuar automjetin për transport të markës “Scania”, pronë e Kompanisë “VEV Group” Sh. P. K. – Prishtinë nga pakujdesia dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore mbi Ligjin e trafikut rrugor, kyçet në rrugën kryesore nga parkingu i pemëtarisë “Mentori” në drejtim të qendrës së qyteti e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pasi që nuk arrin të frenojë, si pasojë e gjendjes paraprake jo të rregullt të frenimit si tërësi, shkakton aksident zinxhiror, nga i cili aksident humb jetën i ndjeri Q. Ç. dhe F. I. dhe lëndohen 23 persona, si dhe shkaktohen dëme materiale.

Ndërsa i pandehuri V. T. si person përgjegjës i Kompanisë “VEV Group”, Sh. P. K. – Prishtinë, ka qenë i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund shkaktohet si rezultat i veprimit apo mos veprimit të tij, por me mendjelehtësi ka menduar se ajo nuk do të shkaktohet, duke e lejuar automjetin e tij të dal në qarkullim në rrugë publike dhe si pasoj shkaktohet aksidenti i lartcekur.

Gjyqtari pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, me ç’rast për të pandehurin M. V. i cili është akuzuar për veprën “penale rrezikim i trafikut publik”, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj burgim, ndërsa për të akuzuarin V. T. për veprën penale “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 vite e 8 muaj burgim.

Koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak të akuzuarve do të i llogaritet në dënimet e shqiptuara, po ashtu Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues ndaj të akuzuarit M. A., ndalimi i automjetit për kategorinë e caktuar C1, C dhe BE, në kohëzgjatje prej 3 vite, i cili dënim od të ekzekutohet nga dita kur ky aktgjykim të marr formën e prerë.

Ndërkohë në bazë të dispozitave ligjore, gjyqtari ka konfiskuar automjetin transportues “Scania” të kompanisë në fjalë, si mjet me të cilin është kryer vepra penale.

Të dëmtuarit nga ky aksident trafikut për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like