LAJME

Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë vizitojë Gjykatën Themelore në Gjilan

Një delegacion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi kanë vizituar Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Me këtë rast Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit, Afrim Shala, gjatë takimit me delegacionin e KLD-së ka njoftuar me organogramin e gjykatës, lëndëve të cilave u jepet prioritet dhe hapjen me publikun, duke publikuar orarin e seancave gjyqësore dhe aktgjykimet e plotfuqishme.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, ka vlerësuar lartë infrastrukturën dhe punën që bëhet në këtë gjykatë.

Të dy bashkëbiseduesit gjatë takimit kanë rënë dakord që të zhvillohen takime më të shpeshta në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes dy gjyqësorëve.

Në fund të takimit mes delegacioneve janë shkëmbyer disa mirënjohje dhe dhurata.

You Might Also Like