LAJME

Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi ra në altarin e lirisë për të mos u shuar kurrë

Gjilan – Pikërisht me 21 prill para 19 vitesh, dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi ra në altarin e lirisë për të mos u shuar kurrë.
Fal sakrificës së tij të madhe dhe luftës heroike të dëshmorit Ibrahim Uruqi, një numër i madh i njerzve sot janë gjallë dhe gëzojnë lirin të cilën e lau me gjakun e tij për tokën e Kosovës.
Kolosi i sakrificës për popullin e tij, Ibrahim Uruqi, asnjëherë nuk u gjunjzua para okupatorit Serb, ai tërë jetën e tij punoi, veproi e luftoi për ta shkatrruar okupatorin Serb që donte ta shfaroste një popull të tërë, por Ibrahim Uruqi me trimrin e tij dhe sakrificën e tij nuk lejoji që populli i tijë të shfaroset por ai ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
“Hushi” siq e quanin bashkëluftetarët Ibrahim Uruqin, kishte një ëndërr që populli i tij dhe Kosova që aq shum e deshti një ditë të jenë të lirë si të gjithë popujt e botës, duke gëzuar lirinë që i mungonte popullit të tij me shekuj të tërë.
Me krenari për veprën e Ibrahimit, sot Shemsi Syla, Zv.Komandant i Zonës Operative të Karadakut, kujton veprën e bashkëluftetarit të tij.
“Ibrahimi si i ri asnjëherë nuk u pajtua me regjimin e forcave Serbe, si i ri ai kishte idealet e veta ai kishte një guxim të rrallë shkruante parulla në cdo cep ku i jepej mundësia duke paralajmruar se ne do të luftojmë gjerë në frymën e fundit për këtë tokë të Kosovës. Për mua Ibrahimi është një luftetar i rrallë, ai dallohej nga të tjerët kishte një ideal të fortë për popullin shqiptar kishte një ideal për të luftuar, për të asnjëherë nuk kishte asnjë lloj pengese ai ngjeshi armët të cilat i zotronte mjaft mirë luftoi si luan për të mirën e popullit, sakrifikoi jetën në luftë në Betejen e Marecit për ta mos harruar kurrë, se gjaku i tijë është liria e Kosovës”.
Kur ne po gëzojmë lirinë të cilën dëshmorët e kombit e lanë me gjak, djali i dëshmorit Ibrahim Uruqit, Endrit Uruqi, me krenari të madhe por me dhimbje të madhe kujton baban e tij.
“Unë kisha vetëm 2 vite kur babai ra në fushën e nderit të kombit për lirinë e Kosovës, sot ndihem krenar për veprën e tij heroike, gjaku i tij u bëft rreze drite për kombin shqiptar, nuk duhet harruar gjakun e cdo dëshmori që sakrifikuan jetët e tyre për ardhmërin e Kosovës, ju qoftë i leht dheu i Kosovës”.
Familja e tij dhe i tërë populli shqiptar, sot duhet të jenë krenar që vepra dhe emri i tij, sot po bëjn rreze të lirisë për gjeneratat e sotme e të ardhshme.
Me krenari të madhe kolosit të madh të lirisë Ibrahim Uruqi-“Hushi”, i është ngritur lapidari në tempullin e diturisë që mban emrin e tij në shkollën fillore në Bresalc.
Nesër në fshatin Bresalc tek Shkolla Fillore “Ibrahim Uruqi”, do të mbahet përkujtimi për veprën e dëshmorit të Kosovës, Ibrahim Uruqi-“Hushi” duke filluar në ora 11:00.

You Might Also Like