Futboll

Darko Tofiloski, zyrtarizohet te Drita

Në fakt Tofiloski është bashkuar nga dita e parë e përgatitjeve me Dritën, teksa ka hedhur të ‘zezën mbi të bardhë’ për të qenë pjesë e ‘bardhekaltërve’ për një edicion.

Tofiloski gjashtë muajt e fundit u rikthye në vendlindje, derisa mbrojti ngjyrat e klubit të Pobedës pas transferimit nga skuadra armene Alashkert.

Ai gjithashtu ishte pjesë e kampionatit sllovak te ekipet Dunajska Streda, Ruzomberok, Kosice dhe MFK Kosice, ndërkohë që për dy vite ishte pjesë e ekipit zvicerian FC Schaffhausen.

Porta e ‘bardhekaltërve’ pritet të blindohet nga 33 vjeçari pas ndarjes me ‘gardianin’ bullgar Mario Kirev.

Ntë afatin kalimtar të verës ish-kampionët e vendit kanë arritur deri më tani të transferojnë Ilir Blakçorin dhe Hamdi Namanin nga KF Llapi, Drilon Islamin nga KF Ferizaj, Donat Hasanajn nga FC Prishtina, Izair Emini nga KF Shkëndija dhe Valmir Kutllovcin nga KF KEK-u.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like