Muzikë

“Dancing House” zë vendin e dytë në “Skopje Open 2018”

 Në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit “Skopje Open 2018”, kanë marrë pjesë edhe valltarët e rinj të Shkollës së Vallëzimit “Dancing House” nga Gjilani, ku është paraqitur gjysma e këtij grupi dhe me plotë meritë janë shpërblyer me vendin e dytë.

“Pavarësisht konkurrencës së fortë që ishte në këtë festival, ne arritëm që të korrim suksese dhe të zëmë vendin e dytë”, ka theksuar Naski Ahmeti, udhëheqëse e kësaj shkolle, e cila po bënë punë të mrekullueshme me këta të rinj dhe gjithnjë qoftë në garat ndërkombëtare, apo edhe ato vendore po kthehet me rezultate të larta.

Naski u ka dëshiruar suksese nxënësve të saj, duke i trimëruar e uruar me fjalët « Shumë suksese yje, jeni më të mirët ».

You Might Also Like