Muzikë

“Dancing House” nga Gjilani shkëlqen në Shkup

Aty ku punohet shumë nuk mungojnë as sukseset e dëshmi më e mirë për këtë është Shkolla e Vallzimit Modern “Dancing House” nga Gjilani, e cila udhëhiqet nga koreografja Naski Ahmeti.

Këtyre ditëve në Shkup është mbajtur garë ndërkombëtare e vallëzimit, kurse është pikërisht Shkolla e Vallëzimit Modern “Dancing House”, e cila Gjilanit dhe Kosovës i solli vendin e parë nga kjo garë.

Naski Ahmeti, koreografe, shprehet të jetë e lumtur me këtë arritje, duke theksuar se është dashur shumë punë e mund për të arritur deri te ky sukses, kurse ajo ka fjalë miradije edhe për vajzat dhe djemtë, anëtare të grupit, të cilat iu rrekën punës me përkushtim dhe nuk kursyen mund e djersë për të ardhur deri te ky sukses. Ahmeti, thotë se kjo shkollë,  e cila funksionon që nga viti 2008 në vazhdimësi është pjesëmarrëse në festivale të ndryshme e ngjarje kulturore brenda dhe jashtë vendit, kurse në Shkup zunë vendin e parë  për kategorinë e vallëzimit modern duke u shpërblyer me kupë, medalje dhe mirënjohje për koreografen Naski Ahmeti.

Në këtë garë morën pjesë shtete të ndryshme si : Greqia, Bullgaria, Serbia,Mali I zi, Maqedonia dhe shumë të tjera e ajo që na bën krenar edhe më shumë është fakti që fëmijët  e kësaj qendre vallëzimi ishin në qendër të vëmendjes për paraqitjen e tyre me këngën e këngëtares së mirënjohur kosovare Rita Ora.

You Might Also Like