Futboll

Dallku:  Nuk jam i kënaqur me barazimin

 

Kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku, megjithëse pati mundësi edhe të fitojë, por edhe të humb ndeshjen, nuk është ndarë i kënaqur me barazimin që ka arritur me Gjilanin.

Ai ka thënë se lojtarët e tij u angazhuan shumë, i kryen detyrat që ishin marrë vesh, porn ë fazën e sulmit nuk ishin sa duhet bashkëpunues.

Sipas Dallkut, mbrojta që është arma më e fortë e Prishtinës, ka funksionuar mirë, përfshirë aty portierin Bekaj, që ishte ndër individët më të mirë në fushë, por sulmi ka çaluar, ngase në momentet kyçe nuk përcillej topi tek lojtari i duhur që do të mund të shënonte. Mbase për të kjo ka mundur të ishte edhe si pasojë të terrenit, që ishte i vështirë.

Ai ka theksuar se Prishtina ka marrë mjaftë pikë prejse ai e drejton atë, por ai ka vajtuar edhe disa pikë të humbura si ato me Drenicën, por edhe me Feroniklin, derisa Gjilanin e ka konsideruar si një kundërshtar shumë të vështirë.

You Might Also Like