Viti

Çerdhja për fëmijë “ Gëzimi Ynë” shënoi 1 Qershorin Ditën e fëmijëve

Me një program të përgatitur nga fëmijët e Institucioni parashkollor “Gëzimi Ynë” në Viti, është shënuar sot 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Drejtoresha e këtij institucioni Mirlinda Sylejmani, ka shprehur falënderime për gjithë ata që me përkushtimin e tyre po mbështesin Çerdhen, gjegjësisht Institucionet komunale, drejtorinë e arsimit etj.

Me këtë rast ajo ka ndarë mirënjohje për ata që po i përkrahin, kryetarin Haliti, drejtoreshën Fatbardha Emini, kuzhinieren e Çerdhes dhe Shqipe Rexhepin, nga prindërit. I pranishëm në këtë manifestim që u mbajt në oborrin e Çerdhes, ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash, pasi ka uruar fëmijët për ditën e tyre, ka theksuar se do të jetë i përkushtuar gjithnjë për kushte sa më të mira në këtë Institucion parashkollorë/A.Zuka

You Might Also Like