Gjilan

“Bulevardi i Pavarësisë” do të jetë i mbyllur për një orë

Me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit të Gjilanit, nga ana e komunës organizohet manifestim para objektit komunal, andaj Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan i njofton Qytetarët se rruga kryesore “Bulevardi i pavarësisë” nga semaforët në qendër të qytetit pranë Xhamisë së madhe e deri te rreth rrotullimi në qendër të qytetit para Hotelit “Kristal” do të jetë e mbyllur për qarkullim prej orës 11:00 deri në ora 12:00, andaj luten qytetarët ti shfrytëzojnë rrugët anësore gjatë kohës sa do të zgjatë manifestimi.

You Might Also Like