Sportet luftarake

Boksieri Armand Culhaj, në Tiranë kundër boksierit me përvojë Slavisha Simeunoviç

Spektakli i madh i sporteve luftarake “Final Fight”  që do të zhvillohet në Tiranë më 22 dhjetor 2018 do jetë i pasur edhe me një super përballje në boksin profesionist ku do ndeshet kampioni evropian në WBU, Armand Culhaj i cili ka rekord prej 31 ndeshjeve, 25 fitore dhe gjashtë humbje  (15 KO) kundër boksierit me përvojë të madhe Slavisha Simeunoviç nga Bosnja i Hercegovina  me Rekord: 65 ndeshje, 31 fitore e 34 humbje. “Kundërshtarin e njoh shumë pak, vetëm e di se ka përvojë të madhe por do e shohim në ringun e Tiranës, vend ky i cili për herë të parë po ngjitem në ring edhe pse atje kam lindur. Përgatitjet po i zhvilloj në Munich të Gjermanisë ku edhe jetoj së bashku me vëllain tim dhe trajnerin Mateus Çullhaj ne Kampfsportstudio Bayern”, tha Culhaj ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ai shtoi se në Shqipëri e ka familjen dhe shumë miq, andaj edhe pret shumë mbështetje. “Kam dashur gjithnjë të ndeshem në Shqipëri atje ku kam familjen dhe shumë miq e fansa. Ja kjo po më realizohet pas kontakteve që kam pasur me promotorin e eventit Adriatik Cami, ai pranoi që unë te jem pjesë e një eventi të madh si kjo. Mandej me ndihmën e menaxherit për sporte luftarake, Avdyl Salihu kjo ndeshje u bë e mundshme. Falënderoi publikisht për mundësin që po më jepet dhe ju premtoj se do të bëj spektakël në Tiranë”, tha Culhaj. Cekim se në këtë eveniment ndeshja kryesore do te jetë në K1, ky promotori i këtij evenimenti Adriatik Cami do të ndeshet për titull botë në WKF kundër marokianit Ayoub Zerouali, kurse luftë tjetër interesante për titull do të jetë edhe dueli interesant ndërmjet luftëtarit shqiptar Giannis Fejzullahu dhe maqedonasit Borce Ivanovski në peshën -80kg. Do ketë edhe 10 duele tjera me emra shumë të fuqishëm nga sporti i K1.

You Might Also Like